Pas ndarjes së bujshme, Donald Veshaj habit me deklaratën për Bora Zemanin

Prej javësh në media është raportuar se Bora Zemani dhe Donald Veshaj i kanë dhënë fund lidhjes së tyre. Fillimisht kjo gjë u vu re në rrjetet e tyre sociale, ku Bora dhe Donaldi nuk e ndjeknin më njëri-tjetrin në Instagram dhe fshinë fotografitë që kishin bashkë. Më pas, u raportua se ata i kanë dhënë fund bashkëjetesës dhe Donaldi është larguar nga shtëpia ku jetonin. Shkak për këtë është bërë xhelozia.

Dyshja nuk ka folur asnjëherë për ndarjen, teksa më herët këtë iavë i ftuar në “Pardon My French” pranoi që është single.  Mirëpo, ai ka habitur jo pak me një deklaratë të bërë së fundmi. Në një intervistë për “Soiree”, ai dhe Romeo u kanë kthyer përgjigje disa prej komenteve që ndjekësit kanë bërë për këngën e tyre “Margarita”. Një ndër komentet ishte: “Bravo cuna. Kur po bën këngë Luli Përputhen, jo më ju”. Dhe Donald në fillim u përgjigj duke pyetur se kush është Luli i Për’puthen, mirëpo më vonë shtoi se e sheh Për’puthen, moderuar nga Bora Zemani. Deklarata e tij ka habitur jo pak ndjekësit por si duket ndarja mes tyre mund të jetë miqësore dhe jo aq sa mos ta shohin më njëri-tjetrin.


Shtuar 28.06.2021 09:41