Pas divorcit të bujshëm, familja e partneres së re mirëpret Princ Lekën me vajzën e tij

Pas divorcit të bujshëm, mesa duket Princ Leka ka gjetur paqen te lidhja e re e dashurisë. Princi po shijon romancën që lindi me fotografen e tij personale, e sot partnerja e tij.

Princi tashmë është dhëndër në një familje të thjeshtë arsimtarësh, nga Poliçani. Familja e Blerta Celibashit, duket se e ka mirëpritur Princ Lekën edhe pas gjithë zhurmës e bujës mediatike.

Kjo reflektohet edhe në rrjetet sociale. Princ Leka, ndjek dhe ndiqet nga dy motrat e Blertës e gjithashtu edhe nga babai i saj.

Në postimin e fundit, ku Princi ka ndarë pamje teksa feston ditëlindjen me vajzën, nuk ka munguar pëliqmi i familjes së Blertës, e gjithashtu një koment nga kunata. “Sa bukur”, shkruan ajo.

Kujtojmë se në seancën e fundit gjyqësore, Princ Leka, ka marrë urdhër mbrojtje për një vit ndaj babait të Elia Zaharaisë, Gjergj Zaharia.


Shtuar 27.03.2024 10:30