Pas deklaratave për Shqipërinë, Noizy ka dy fjalë për Osman Azemin

Gjatë emisionit “Kosova Today”, Osman Azemi ka thënë se shqiptarët e Shqipërisë kanë inate ndaj atyre të Kosovës, duke përmendur se nuk kanë emra të dëshmuar si Rita Ora, Dua Lipa, Majlinda Kelmendi, Xherdan Shaqiri e shumë të tjerë.

Siç duket kjo deklaratë nuk ka kaluar pa u vënë re nga Noizy, i cili nëpërmjet një postimi në llogarinë personale të Instagram-it ka reaguar teksa thotë;

“Kjo video shkon për Osman Agaun, o aga, ndërroje mallin o aga – merre pak më të butë. Po nuk e ka zili vëllai vëllain more aga. O Osman, ndërroje mallin, ndërroje edhe emrin,” dëgjohet duke thënë Noizy në video, duke i dhënë një përgjigje të drejtpërdrejtë dhe të fuqishme deklaratave të aktorit.

Në mbishkrimin e videos, Noizy vazhdoi me kritikat e tij, duke shkruar: “Paske pi i çikë o jetë, me bo me t’dëgju gjyshi tu fol e kish nem babain tënd o Osman.”

Ky reagim tregon qartë se Noizy nuk pajtohet me qëndrimin e Osman Azemit dhe e konsideron atë të papranueshëm.


Shtuar 30.08.2024 11:17