Pas Big Brother-it, Elijona viziton varret e nënës dhe motrës: Shpresoj që nga lart po më shihni dhe po ju bëj krenare

Elijona Binakaj u shpall finalistja e dytë në edicionin e katërt të Big Brother VIP Kosova.

Ajo shënoi një sukses të madh si 19-vjeçare, ndërsa mori dhjetë mijë euro për këtë pozitë.

Ish-konkurrentja pas përfundimit të këtij reality shou ka shkuar të vizitojë varrin e nënës dhe të motrës.

E njëjta në Big Brother ka rrëfyer se në vitin 2021 në një aksident me autobus i ka vdekur nëna dhe motra.

“Shpresoj që nga lart po më shihni dhe jam duke ju bërë krenare”, ka shkruar ajo.

Në vazhdim theksoi: “Çdo sukses është për ju. Ju dua përjetë, mami dhe motra ime”.

Elijona i ka përmendur shpesh edhe sa ishte brenda, duke treguar se ndjen shumë mall për to./Telegrafi


Shtuar 3.03.2026 16:10