Heidi Baci, ish-banorja e “Big Brother VIP 3” ishte mëngjesin e sotëm e ftuar në studion e “Wake Up” ku ka folur për eksperiencën e saj brenda BBV3, por edhe si po shkon jeta e saj tani që ka dalë jashtë shtëpisë.
Po ashtu, e pyetur se nëse do bëhet pjesë e televizionit, Heidi tha se e shikon veten në ekran, por për momentin do të marrë disa ditë pushimi.
Pyetje-përgjigje:
PYETJA- A mendon të fillosh një punë këtu në Shqipëri? E sheh veten si pjesë të televizionit?
Heidi- Mendoj se po, do të ishte shumë e bukur. Ketë periudhën e verës do doja ta merrja pak pushim që të kuptoja edhe si po shkojnë gjërat dhe andej në Itali. Jam tip si kameleon, përshtatem. Mendoj se mund të isha moderatore, e lezetshme është si gjë. Unë nuk i jap vlera shumë vetes, por të shohim…
PYETJA: Të ka marrë malli për Milanon?
Heidi- Më ka marrë malli sepse e gjithë jeta ime është atje, shoqëria, puna ime… Kisha ato mëngjeset tipike italiane; briosh dhe kapuçino, zbres nga shtëpia, kam atë barin tim që shkoj gjithmonë. Kam një rutinë fikse. Jam munduar të bëj plane por nuk më ka shkuar siç duhej.
PYETJA- Ti ke qenë dhe një personazh mjaft i komentuar në portale, duke qenë edhe një personazh i ri. A të bezdis kjo vëmendje që po merr?
Heidi- Nuk më shqetëson. Madje ndiej shumë dashuri nga njerezit. Më bëhet shumë qejfi dhe jam mirënjohëse për dashurinë e tyre. Unë në atë format isha futur, do isha budallaqe nëse do mendoja se nuk do kisha vëmendje.
PYETJA- Po familjarët si po e përjetojnë tani?
Heidi- Janë të lumtur, më shikojnë të lumtur. Mbështetja numër 1 është famija. Kur ke ata, ke gjithë botën. Do e marr dhe Romeon atje në Itali dhe ‘ciao’… (qesh)
PYETJA- Lidhur me planet për martesë, a ke ndonjë ide se si do ta doje propozimin?
Heidi- Nuk do e them, më pëlqejnë surprizat…