Në këtë edicion të “Këngës Magjike” Eneda Tarifa konkurron me një duet shumë të veçantë me këngëtarin italian, Walter Ricci.
Për të gjithë ata që se njohin, Walter Ricci është një kantautor dhe producent i njohur me pasion për “Jazz” dhe piano, ka performuar në shumë skena botërore dhe ka kënduar me Michael Buble e Mario Biondi. Vokalist në “Domenica IN”. Ricci dhe në 2016-tën është shpallur fitues i festivalit “New Wave” në Rusi.
None found
Rikthimi i Enedës në “Kënga Magjike” e habiti jo pak publikun,për shkak se 2 vite më parë ajo fitoi çmimin e madh me këngën “Ma zgjat dorën”. Së fundmi në një intervistë për “Abc e Pasdites”, ajo ka sqaruar arsyet e këtij vendimi.
“I ka ndodhur Aurelës që pasi fitoi çmimin u rikthye prapë. Pjesëmarrja ime në Kënga Magjike është një detyrim moral artistik ndaj të vetmeve veprimtari, aktiviteteve muzikore që kemi në Shqipëri. Unë jam në garë’’, tha Eneda.
Ndërsa artisti italian u shpreh se që në fillim ka pasur një mendim shumë pozitiv për Enedën dhe mbi të gjitha i ka pëlqyer performanca e saj në “Eurovision”, kur përfaqësoi Shqipërinë. Dy këngëtarët treguan se pas përfundimit të “Kënga Magjike” do të sjellin versionin në gjuhën italiane
Gjithashtu këngëtari italian tha se janë duke menduar një bashkëpunim edhe për në San Remo.
“Ne do të bëjmë një provë për në San Remo”, tha Walter.
Partia në pushtet, OBRM-PDUKM ka drejtuar akuza të reja ndaj LSDM-së dhe liderit të partisë, Venko Filipçe, lidhur me rastin…
Gjendja në Qendrat për Punë Sociale nuk është e mirë, kanë mungesë kushtesh dhe mungesë të psikologëve. Kështu tha Luljeta…
Zgjerimi i operacioneve hibride të Rusisë në Evropë, përmes sabotimeve, sulmeve kibernetike, ndërhyrjeve të fshehta dhe fushatave të dezinformimit, ka…
Përqindja e nxënësve 15 dhe 16-vjeçarë në Kosovë që kanë raportuar tentimvetëvrasje është rritur nga 3.4% në vitin 2011 në…
Pas gati pesë vitesh ndarje, qindra qytetarë ukrainas janë kthyer në territorin e kontrolluar nga Ukraina, pas evakuimit nga qyteti…
Fitorja e demokratëve në zgjedhjet e mesmandatit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka sjellë reagime nga qeveri dhe politikanë…