shqiperi

Eneda Tarifa zbulon takimin e parë me partnerin e saj: Ishim në klabin e një shoku tonë!

Këngëtarja e njohur Eneda Tarifa ka ndarë detaje për marrëdhënien e saj me partnerin Gent Lasku, teksa ishte e ftuar në emisionin “Rudina”.

Eneda zbuloi se Gent Lasku është autori i tekstit të këngës së saj pjesëmarrëse në “Kënga Magjike” të titulluar “Më fort”.

Të lidhura

None found

Duke folur për lidhjen e tyre, Eneda tha se ata ndajnë shumë pika të ngjashme në historitë e tyre të jetës. Ajo theksoi se, megjithëse njerëzit shpesh shfaqen të lumtur dhe të arrirë, gjithkush ka kaluar vështirësi të ndryshme.

Eneda ndau gjithashtu historinë e njohjes së tyre, duke treguar se gjithçka filloi gjatë një takimi të rastësishëm në një klub të përbashkët, në një moment privat ku ata ishin vetëm.

Biseda në studio:

Eneda Tarifa: Nuk do të them shumë sepse kam menduar ta ruaj për një moment tjetër…

Rudina Magjistari: Aq sa do ti.

Eneda Tarifa: Se nuk është vetëm Rudina që me thënë të drejtën e dua shumë dhe kam ardhur me shumë dashuri, por kemi një projekt tonin që dua që disa gjëra t’i ruaj për atje.

Rudina Magjistari: Shumë e kuptueshme.

Eneda Tarifa: Jemi njohur diku që ishim vetëm ne të dy dhe s’kishte asnjeri tjetër. Dikush iu drejtua tjetrit…

Rudina Magjistari: Ku ishit, në një festë?

Eneda Tarifa: Jo, në një vend të mbyllur.

Rudina Magjistari: Ashensor?

Eneda Tarifa: Jo. (qesh). Okej, ishim në klabin e një shoku tonë të përbashkët.

Rudina Magjistari: S’kishte njerëz të tjerë?

Eneda Tarifa: Jo, ishte paradite nuk ishte natë që le të themi që njeriu e liron pak veten, kështu që ishte tepër koshient çdo proces i njohjes.

Rudina Magjistari: Kishit filluar t’i flisnit njëri-tjetrit, u prezantuat gradualisht…

Eneda Tarifa: Dhe kaq pastaj, mbaron muhabeti.

të fundit

Gjykata Kushtetuese zgjedh kryetarin e ri më 2 dhjetor, Kostadinovskit i skadon mandati

Më 2 dhjetor Gjykata Kushtetuese do të zgjedh kryetar të ri, pasi që kryetarit aktual Darko Kostadinovski i mbaron mandati…

1 minute ago

Kuvendi i Kosovës emëron anëtarët e rinj të Bordit të RTK-së, ja kush janë

Kuvendi i Kosovës ka zgjedhur dy anëtarë të rinj të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës, ndërsa procesi për plotësimin e…

5 minutes ago

Fjalët prekëse të Altin Krasniqit teksa zbulohet lapidari për Jakup Krasniqin në Negroc

Djali i ish zëdhënësit të UÇK-së dhe ish kryekuvendarit , Jakup Krasniqi, Altin Krasniqi në përurimin e lapidarit për të…

6 minutes ago

Bashkim Jashari nderohet me medaljen “Nderi i Forcave të Armatosura

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës FSK, gjenerallejtënant Bashkim Jashari u dekorua me medaljen “Nderi i Forcave të Armatosura”…

6 minutes ago

U përjashtua nga Grupi i PS, Elisa Spiropalin e zhvendosin në fund të sallës së Parlamentit, e pozicionojnë në krahun e opozitës

Ish-kryetarja e Kuvendit dhe ish-ministrja e Jashtme, Elisa Spiropali, është zhvendosur në fund të sallës së Parlamentit, në krahun ku…

7 minutes ago

Beogradi rikonfirmon para admiralit të NATO-s qëndrimin mosnjohës ndaj Kosovës

Serbia ka përsëritur qëndrimin e saj mosnjohës ndaj Republikës së Kosovës edhe në një takim të nivelit të lartë ushtarak…

16 minutes ago