Pas 13 vitesh bashkëjetesë me partnerin e saj, Rozana “hap zemrën”: Dua që ai të krijojë familje me dikë tjetër

Në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania 4”, përveçse debateve të forta, ka momente ku banorët heqin “petkun” e lojës dhe tregojnë momente nga jeta e tyre personale.

Këtë gjë e ka bërë dhe Rozana Radi, e cila duke biseduar me Loredanën “hap zemrën” duke shprehur detaje nga jeta me partnerin e saj.

Ajo ka thënë fjalët më të mira për të, pasi sipas saj ai është mbështetja e saj më e madhe, por ndihet keq që nuk kanë një fëmijë së bashku.

Ndër të tjera, këngëtarja ka thënë se është duke luftuar për t’u bërë nënë dhe se partnerin e saj e lë të lirë për të krijuar një jetë tjetër, që të ketë mundësinë e krijimit e një familjeje.

Pjesë nga deklarata e saj:

“Unë nuk e kam takuar partnerin tim kur erdha këtu se janë disa gjëra më madhore se loja, është jeta e partnerit tim. 13 vite dashuri dhe vitet e fundit në kërkesë të një fëmije. E unë nuk dua të marr njeri në qafë. Nuk jam egoiste dhe nuk mendoj për veten time e them, Rozana luftove dhe po luftoj akoma për t’u bërë nënë. Unë po ta them tani që e lashë të lirë djalin që ai të mos ndihej keq nesër pasnesër nuk pati një trashëgimtar. Mua Shpëtimi nuk më ka bërë asgjë përveçse më ka dashuruar gjithë jetën, s’ma ka prishur kurrë. Ka qenë suporti më i madh. Unë e dua aq shumë sa nuk dua ta marr në qafë. Ai të ketë mundësinë të njohë një vajzë tjetër, të bëhet prind. Këtë e kam bërë për Shpëtimin dhe jo për vete”.


Shtuar 21.02.2025 20:01