Paris Hilton bëhet nënë për herë të parë

Paris Hilton po e nis vitin 2023 me një titull të ri – mami!

Biznesmenja dhe personaliteti i medias, 41 vjeç, dhe bashkëshorti Carter Reum së fundmi mirëpritën fëmijën e tyre të parë së bashku, një djalë, nëpërmjet një gruaje surrogate.

“Ka qenë gjithmonë ëndrra ime të bëhesha nënë dhe jam shumë e lumtur që unë dhe Carter e gjetëm njëri-tjetrin”, thotë Paris. “Ne jemi shumë të emocionuar që krijuam familjen tonë së bashku dhe zemrat tona po shpërthejnë nga dashuria për djalin tonë të vogël.”

Duke ndarë lajmin emocionues në Instagram të martën, Hilton postoi një foto nga afër të foshnjës duke kapur gishtin e madh. “Tashmë je një dashuri pa fjalë”, ka shkruar ajo.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Paris Hilton (@parishilton)


Shtuar 25.01.2023 12:22