Parashqevi Simaku takohet me Elton Ilirjanin në New York: Do këndojë sërish për publikun shqiptar

Ikona e muzikës shqiptare, Parashqevi Simaku është takuar së fundmi me biznesmenin dhe filantropin shqiptaro-amerikan Elton Ilirjani në New York. Ilirjani ka ndarë një foto të momentit në rrjetin e tij social Instagram, ku shfaqet së bashku me këngëtaren dhe jep lajme optimiste për të ardhmen e saj.

“Parashqevi Simaku është mirë! Sapo u takuam dhe po pimë kafen e parë. Ajo do jetë shumë mirë tani dhe do këndojë sërish për publikun shqiptar!” – shkroi Ilirjani në postimin e tij, duke emocionuar ndjekësit që e kanë ndjekur me interes lajmin mbi artistën.

Ky takim vjen pak ditë pas publikimit të një videoje që bëri xhiron e rrjeteve sociale, ku Simaku fliste për vështirësitë ekonomike që përjeton në SHBA. Pamjet tronditën publikun, por njëkohësisht sollën një valë mbështetjeje për këngëtaren që dikur magjepsi zemrat e shqiptarëve me zërin dhe interpretimet e saj.


Shtuar 15.12.2024 21:44