Parashqevi Simaku rikthehet për të kënduar në festat e fundvitit

Këngëtarja e madhe shqiptare, Parashqevi Simaku i rikthehet muzikës pas disa dekadash.

“E duam lumturinë” kjo është kënga e përzgjedhur për 2024 nga Top Media.

Kënga nis me këngëtaren Parashqevi Simaku dhe më pas vijon me personazhet më të dashur të ekranit, që i shikojmë çdo ditë përmes projekteve.

Në këtë këngë ku në thelb janë fëmijët dhe lumturia, vogëlushët nuk munguan, ku kori i tyre me zërin e brishtë i dha ngjyra të tjera kësaj tradite.

Biznesmeni Elton Ilirjani, i cili gjeti në SHBA, këngëtaren Parashqevi Simaku e paralajmëroi këtë pjesëmarrje të ikonës së muzikës.

“Ajo që dua të them është që të mos dorëzohen të na mbështesin… gjithashtu kemi një surprizë, që me datën 24 ju si televizion e bëni, Parashqevi Simaku do të vijë me këngë. Kënga e fundvitit, kënga e Krishtlindjes…”, ka zbuluar Ilirjani, teksa tregonte detajet e përgatitjes së Parashqevisë për këtë surprizë.

“E duam lumturinë” është përzgjedhur si një himn për krijimtarinë muzikore shqiptare që mbetet ende gjallë sot e kësaj ditë.

Parashqevi Simaku mori pjesë në festivalin e 27 të këngës, ku me këtë projekt arriti të fitojë jo vetëm çmimin, por të gjithë zemrat e shqiptarëve.

Tekstshkruesi i këngës është Agim Doçi, kompozitor Pirro Çako dhe orkestrues Gjergj Leka.

“E duam lumturinë”, vijon të jetë himn edhe sot e kësaj dite në çdo zemër që ka shpresë dhe lumturi.


Shtuar 24.12.2024 20:55