Olta Gixhari ka ndarë me banorët një ngjarje të trishtë që i ka ndodhur pak kohë para se të futej në ‘Big Brother VIP Albania’. Aktorja tregoi se ka humbur një fëmijë.
Këtë rrëfim prekës, ajo e ndau gjatë lojës që banorët ishin duke zhvilluar në oborr. Olta tha se para se të futej në shtëpi, ngeli shtatzënë mirëpo humbi fëmijën kur ishte vetëm 4-javëshe shtatzënë. Ajo u shpreh se ditët e para kur mësoi se mund ta kishte humbur foshnjën, e kishte me shumë dilemë nëse do merrte pjesë në ‘Big Brother VIP’.
Të lidhura
None found
“Para se të hyja në BBVA tentova të bëja një fëmijë tjetër dhe ngela shtatzënë. Por, e humba. Isha shumë e vogël 4-javëshe. Por faktikisht asnjë nuk e di. Dori e di kështu “ose…ose”. Unë i kaloj gjërat me sportivitet. Nuk e di sa e fortë jam. Unë jam supersticioze. Nëse nuk do e kisha humbur sigurisht nuk do isha futur në BBV. Ditët e para që isha në dilemë nëse po e humbja apo ishte diçka normale që po ndodhte, po mendoja “Nëse e kam humbur fëmijën do hyj në BBVA”. -rrëfeu Olta.
View this post on Instagram
