Pamjet virale ku godet sofrën me çekan, Don Xhon reagon pas kritikave (VIDEO)

Një ditë më parë Don Xhon dhe Butrint Imeri kanë shijuar një ‘ndejë’ me muzikë rapsodike.

Në mediat sociale u publikuan video ku dyshja shihej duke kaluar çaste të këndshme mes një grupi miqsh.

Por një video e Don Xhonit ku shihej duke goditur me çekan një sofër në odën e burrave, është kritikuar nga ndjekës të shumtë që e shohin veprimin e tij si të tepërt.

Sakaq, nuk ka vonuar një reagim nga vetë reperi. Përmes një statusi në Instastory ai shkruan se nuk ka përbuzur bukën dhe se thjesht ka ndjekur traditat me të cilat është rritur dhe të cilat thotë se do i vazhdojë deri në fund të jetës.

“Prom e kemi pas ni iftar me jarana edhe kena kalu qysh eshte ma s’miri. Krejt qa kena bo u kane per shoë, edhe pikerisht e kena zgjedh muziken qe na bon mos me e harru historine tone, si shenj kujtimi per ata breza qe luftun per lirine tone. Ne asnji rast se kemi perbuze buken, qysh po i shoh do komente, se ju me njihni jo prej nates t’djeshit por qe koxha ni kohe tash, edhe e dini mire kur e boj une ni gjest, a eshte bo me t’keq a me t’mire, keshtu qe nuk po e zgjati si teme at pjese. Brez pas brezi e kemi rujt pasunine edhe ata qe e kemi fitu me djerse. Ne kto tradita jom rrit, ne kto tradita do vazhdoj deri ne frymen e fundit. JU PERSHENDET XHONATANI PREJ DRENICES T’KUQE!”.


Shtuar 18.04.2023 14:51