Pamela Anderson është ndër nominimet për Golden Globe, për performancën e saj tashmë të shumëpërfolur në filmin “The Last Showgirl”, që shënoi rikthimin e saj në Hollywood, por edhe ndryshimin e imazhit të saj artistik.
E pyetur nga një gazetar se si e mori vesh se ishte nominuar për çmimin prestigjioz, ajo tha: “Unë jam një person i mëngjesit. Kështu që u zgjova pak pas orës pesë dhe pashë që biseda në grup “The Last Showgirl” ishte çmenduri. Kështu e mora vesh.
Ajo tha se asgjë nga këto nuk do të kishin ndodhur nëse djali i saj, Brandon, nuk do t’i jepte skenarin:
“Është e çuditshme, apo jo? Më vjen mirë që mora pjesë”, u përgjigj ajo duke qeshur dhe shtoi: “Ai është i mrekullueshëm, ai është një vizionar dhe ai disi orkestroi rikthimin tim. Ai prodhoi dokumentarin tim [Brandon Thomas Lee është producent i “Pamela, a Love Story”]. Kështu më zbuloi Gia [Coppola, regjisorja e ‘The Last Showgirl’], duke parë nje person që me të vërtetë dëshironte të shprehej artistikisht.’
E pyetur nëse do të shoqërohet nga djali i saj në ceremoninë e ndarjes së çmimeve të këtij viti, aktorja u përgjigj pozitivisht.