Pamela Anderson mbush 57 vjeç! Bën postimin e veçantë nga kopshti i shtëpisë: Më e lumtur se kurrë

Aktorja amerikano-kanadeze Pamela Anderson ka mbushur sot 57 vjeç dhe ka falënderuar të gjithë ata që e kanë uruar në këtë ditë të veçantë.

Aktorja e njohur, që tanimë merret me gatim, ka nxjerrë dhe një libër me receta, teksa në postim është shprehur se është më e lumtur se kurrë.

Anderson ka publikuar disa foto në llogarinë e saj në rrjetet sociale. Në njërën foto shikohet e buzëqeshur, duke u marrë me bimët. Në tjetrën iu tregon miqve online kopshtin e saj.

Në fotot e saj, ajo shkroi: “më e lumtur se kurrë…Faleminderit për të gjithë dashurinë dhe urimet tuaja për ditëlindje. Me dashuri, P”.

View this post on Instagram

A post shared by Pamela Anderson (@pamelaanderson)


Shtuar 2.07.2024 13:59