Pak para finales së madhe banorët surprizojnë me lëvizjet/ Miri i kujton Selinit se fjetën bashkë, Rogerti e cilëson shokun e tij “player”

Prime i sotëm i “BBVA5” ka nisur plot tensione pasi banorët u përfshin në një debat të ashpër, shkak për të cilën u bë marrëdhënia e Mirit dhe Selinit.

Edhe pse prej kohësh banorët janë distancuar goxha nga njëri-tjetri, sonte u vu sërish në qendër të vëmendjes afrimiteti i mëparshëm i dyshes që për rreth një muaj ndanë krevatin së bashku.

Të lidhura

None found

Miri pretendon se Selini ka kërkuar me dëshirën e saj që të ndante krevatin me të, ndërkohë nga ana e banores u theksua se kërkesa e saj ishte vetëm një batutë pasi krevatet e tjera ishin zënë.

“Kristit ia kam thënë a mund ta ndërroj krevatin. Kam vendosur të mos replikoj më me këtë situatë se është e vetmja situatë që i intereson. Miri i jep tjetër kontekst historisë. Ti ke ngel akoma të krevati, unë kam shumë më tej për të diskutuar”, tha Selini duke shtuar se Mirit i intereson që çdo temë ta nxjerrë te krevati.

Pjesë e debatit mes dyshes u bë dhe Rogerti i cili ngriti dyshimet se dy banorët kanë njohje që jashtë së bashku.

“Diçka ka mes tyre para se të hynë në Big Brother, mbase një telefonatë. Pashë gjuhën e trupit që nuk ishin të surprizuar kur u takuan. Pashë që Miri që kishte rolin “player”, po i pëlqente fakti që kjo vajzë po i ulej afër” tha Rogerti.

Lëvizjet e sotme të banorëve kanë surprizuar pasi ishin të papritura. Nga njëra anë Miri i kujton Selinit lojën e bërë së bashku, nga ana tjetër Rogerti cilëson banorin si “player” edhe pse me të ka kaluar goxha kohë dhe shpesh e ka kosnideruar si shokun e tij.

Ky është një ndër prime-t e fundit të këtij programi televiziv pasi finalja e madhe do të jetë të shtunën e 18 prillit, ku njëri prej banorëve do të arrijë të rrëmbejë çmimin e madh.

Kujtojmë se në nominim kokë më kokë janë Edisa, Juela dhe Shëndriti, ku njëri prej tyre pritet të përfundojë sonte rrugëtimin e tij në “BBVA5”

Pjesë nga diskutimet

Miri: Kristi na vendosi në një krevat, sepse Selin e ka kërkuar të flejë afër Mirit. Është parë ajo shumë e pastër. Për batutat, patjetër që do bënim batuta për tu miqësuar. Ja ku është Selin.

Selin: Këto pamje nuk janë reagimet e para. Kur jam futur brenda, të gjitha krevatet tek ishin zënë. Kam thënë do i them Kristit për të njëjtën batutë dua të rri afër Mirit.

Miri: Ne e pamë videon.

Selin: Kristit ia kam thënë a mund ta ndërroj krevatin. Kam vendosur të mos replikoj më me këtë situatë se është e vetmja situatë që i intereson. Miri i jep tjetër kontekst historisë. Ti ke ngel akoma të krevati, unë kam shumë më tej për të diskutuar.

Miri: Nuk kam ngecur unë, Vëllai i Madh i solli sot.

Selin: Mirit i intereson ta çojë temën gjithmonë te historia e krevatit.

Miri: Je ti që e ke diskutuar, e ke thënë ti “unë kam bërë krevatin”.

Rogert: Diçka ka mes tyre para se të hynë në Big Brother, mbase një telefonatë. Pashë gjuhën e trupit që nuk ishin të surprizuar kur u takuan. Pashë që Miri që kishte rolin “player”, po i pëlqente fakti që kjo vajzë po i ulej afër. Mu duk një gjuhë trupi sikur ishte e planifikuar. Fakti që nuk e kanë lëshuar krevatin, për lojën që i ka marrë të dy në qafë. Gjuha e trupit po gënjen.


Shtuar 7.04.2026 22:34