Pa koment/ Neymar luan “poker” teksa fryn qirinjtë për ditëlindjen e vajzës

Një video e Neymar po bën xhiron e rrjetit, ka marrë vëmendje dhe është komentuar gjithandej. Këtë herë jo për shkëlqimin e futbollistit në fushë, as për skandalet me femra nëpër klube nate, por për një gjest të tij në ditën e lindjes së vajzës së tij, Mavie.

Braziliani është filmuar duke luajtur poker online teksa festonte me ish-partneren e tij Bruna Biancardin, gjatëmujorin e lindjes së vajzës së tyre.

Neymar si duket nuk ishte i vëmendshëm edhe në momentin më kulminant. Teksa po i këndonin vajzës së tyre në mesin e shumë të ftuarve, Neymar me një dorë mbante vajzën dhe me tjetrën luante poker, një gjest që është “kryqëzuar” në rrjet nga fansat e tij.

Përpara se të transferohej në ekipin arab nga PSG-ja, sulmuesi pranoi se planifikon të bëhet profesionit në poker, pasi të jetë pensionuar.

 


Shtuar 12.04.2024 11:29