Pa Donaldin, Romeo Veshaj publikon projektin e ri me këngëtarin e madh (VIDEO)

Duket se Donald Veshajt po i ecën mirë kjo puna e këngëtarit, saqë i vëllai Romeo po ndjek të njëjtat hapa.

Në kurriz të historisë së tij me Bora Zemanin, lidhjes, ndarjes e në fund ribashkimit, bashkëpunimet e Donaldit me producentin e njohur, Elgit Dodën kanë arritur miliona klikime.

Para pak ditësh, Romeo na ka bërë të gjithëve të dyshojmë me një postim në ‘Instastory’, teksa dukej i shoqëruar me këngëtarin shumë të njohur, Ermal Fejzullahu, duke nxitur aludimet për një bashkëpunim mes tyre. Dyshimet ishin të vërteta, pasi pak më parë të dy artistët kanë postuar video, duke kënduar një pjesë nga kënga e tyre e re, ku kanë pranuar bashkëpunimin mes tyre, i cili do të publikohet së shpejti.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Romeo Veshaj (@romeoveshaj)

Donaldi dhe Romeo Veshaj më në fund kanë nisur emisionin e tyre të shumëkomentuar. “Më lër të flas” u bë një shprehje identifikuese për Donaldin në “Big Brother Vip” teksa në përballje me banorët e tjerë kërkonte ta linin të fliste. Nga kjo gjë mori spunto ideja për një format televiziv që do jetë ?do të premte në ekranin e Top Channel, me të ftuar, me batuta, ngacmime dhe shumë emocione.