Të heqësh komplekset për pamjen tënde është një hap më pranë të dashurit të vetes!
E dimë, veten duhet ta pranosh siç je, me gjithçka që të pëlqen e s’të pëlqen. Gjithsesi të gjithë i kemi ndonjëherë në kokë mendime të tipit “sikur këtë ta kisha ndryshe”.
None found
Kur ky mendim s’na bezdis, s’na trishton, s’na fut në depresion, atëherë konsiderohet “i shëndetshëm”.
Mund të ketë pjesë të trupit që do t’i kishim dashur ndryshe, por jemi mirë edhe kështu siç i kemi. Ashtu si Ronela Hajati, që megjithëse “i urren” këmbët e saj (gishtat e kemi fjalën), prapë i trajton, bën thonjtë, madje i poston në Instagram.
“Këmbët e mia janë shumë të shëmtuara, i urrej ato. Më në fund thoi im u rregullua”, shkruan Ronela.
Megjithatë, një shprehje e urtë popullore thotë “Nuk çalon gomari nga veshët.”
Ndaj asnjërit prej nesh s’ia jep bukurinë një detaj i vogël, por tërësia jonë (jo vetëm e pamjes, por mënyra e kujdesit për veten brenda dhe jashtë, medimet tona, sjellja jonë).
Ronela i bën shpesh autokritikë vetes, aq sa nuk e prish terezinë as për komentet negative të njerëzve. Si shembull sjellim pjesëmarrjen e saj në “Eurovision”, ku një pjesë e publikut e ngriti në piedestal, pjesa tjetër e kryqëzoi.
Endrick po kalon një periudhë të vështirë në fillim të këtij sezoni, pasi sulmuesi brazilian ka mbetur jashtë planeve të…
Qendra për Menaxhimin e Krizave (QMK) informon se më 14 shtator 2026, deri në orën 18:00, në vend u regjistruan…
Deputetja e VV-së, Arbërie Nagavci, ka reaguar pas tërheqjes së prof. dr. Bekim Sejdiut nga gara për president, duke e…
KOSOVË- Bekim Sejdiu njoftoi se është tërhequr nga kandidatura për President. Në një reagim në Facebook, ai ka sqaruar qëndrimin…
Të mërkurën pritet të shpallet vendimi ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarëve Kadri Veseli dhe Jakup Krasniqi, si dhe ish-deputetit Rexhep…
Deputeti i PDK-së, Rrustem Mustafa, ka propozuar një platformë politike për zhbllokimin institucional të vendit, duke bërë thirrje për marrëveshje…