Categories: sport

Agjenti i Endrickut mohon largimin e mundshëm nga Real Madridi

Endrick po përballet me një situatë të komplikuar në nisje të këtij sezoni, pasi sulmuesi brazilian nuk është përfshirë në planet e trajnerit Jose Mourinho dhe nuk ka pasur minutat që priste.

Të lidhura

None found

Pavarësisht rolit të kufizuar, lojtari nuk po planifikon të largohet nga Real Madridi. Agjenti i tij, Thiago Freitas, ka hedhur poshtë kategorikisht zërat se 20-vjeçari po shqyrton një të ardhme jashtë “Santiago Bernabeut”.

Pas fitores së Real Madridit ndaj Rayo Vallecanos në një përballje të luftuar, ku Kylian Mbappe udhëhoqi skuadrën drejt suksesit, konkurrenca në repartin ofensiv të madrilenëve mbetet e fortë.

Kjo garë për një vend në formacion e ka bërë edhe më të vështirë situatën e Endrickut. Braziliani u rikthye në Madrid pas huazimit te Olympique Lyon, por deri tani nuk ka mundur të bindë Mourinhon në fillim të këtij sezoni.

Për shkak të mungesës së hapësirave, disa klube nga Italia dhe Anglia kanë shfaqur interes për të, veçanërisht në prag të afatit kalimtar të janarit.

Megjithatë, nga kampi i futbollistit është përcjellë një qëndrim i prerë: Endrick synon të qëndrojë në Madrid dhe të luftojë për një vend në ekip.

“Endrick nuk ka kërkuar të largohet nga klubi dhe kurrë nuk më ka thënë se dëshiron të kërkojë një mundësi tjetër për të luajtur. Gjithçka që po thuhet në lidhje me këtë është plotësisht e pavërtetë dhe nuk ka ndodhur asgjë e tillë”, deklaroi Thiago Freitas për 365Scores.

Për rrjedhojë, edhe pse minutat e aktivizimit kanë qenë të pakta, Endrick vazhdon të jetë i përqendruar te Real Madridi dhe nuk duket se po mendon për një largim gjatë merkatos së janarit.

të fundit

Video: drunk son approaches enraged bull in arena, mother rushes in to save him

Një nënë në Kolumbi është bërë virale në rrjetet sociale pasi u fut pa hezitim në një arenë demash për…

3 hours ago

Smart glasses and micro cameras in South Korea’s national exam, 111 candidates suspected of violations

Autoritetet në Korenë e Jugut kanë zbuluar 111 raste të dyshuara për shkelje të rregullave të provimit kombëtar të pranimit…

3 hours ago

VIDEO/ Djali i dehur i afrohet demit të tërbuar në arenë, nëna futet me vrap për ta shpëtuar

Një nënë në Kolumbi është bërë virale në rrjetet sociale pasi u fut pa hezitim në një arenë demash për…

3 hours ago

Syze inteligjente dhe mikrokamera në provimin kombëtar të Koresë së Jugut, 111 kandidatë dyshohen për shkelje

Autoritetet në Korenë e Jugut kanë zbuluar 111 raste të dyshuara për shkelje të rregullave të provimit kombëtar të pranimit…

4 hours ago

Propozimi i ri i Wenger për pozitën jashtë loje fokusohet te pjesa e sipërme e trupit

Arsene Wenger nuk ka hequr dorë nga ideja për ta ndryshuar rregullin e pozitës jashtë loje. Pasi propozimi i tij…

5 hours ago

Storms and snow” / weather forecast for the weekend and next week, here’s what meteorologists warn

Sinoptikania e Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, Besa Sherollari, ishte sot në një lidhje të drejtpërdrejtë televizive, ku bëri parashikimin e motit…

5 hours ago