Operacione estetike që po ‘çmendin’ të famshmit

Në botën e të famshmëve, bukuria nuk është më thjesht dhuratë e natyrës, por edhe rezultat i ndërhyrjeve estetike gjithnjë e më të avancuara.

Nëse dikur thjesht një hundë e rregulluar ishte mjaftueshme për të “perfeksionuar” pamjen, sot personazhet publikë po i nënshtrohen trajtimeve të shumta, që nga ndërhyrjet në fytyrë e deri te format trupore. Por cilat janë trendet më të fundit që po dominojnë botën e estetikës?

1. Filler në mollëza dhe mjekër – fytyra ‘snatched’ është në mode

VIP-at kërkojnë më shumë formë dhe definicion. Filler-at në mollëza dhe në mjekër janë kthyer në trend për të krijuar një pamje më të theksuar dhe fotogjenike.

2. Rinoplastika e natyrshme – hunda “e përsosur” që duket sikur s’është prekur

Ndryshe nga më parë, sot kirurgët po ofrojnë rezultate shumë më natyrale. Rinoplastika “soft” është kthyer në zgjedhjen e parë të shumë vajzave të njohura në rrjet.

3. BBL “mini” – format e rrumbullakosura, por pa e tepruar

Brazilian Butt Lift në variantin më të moderuar po bëhet gjithnjë e më popullor. Ndërhyrja jep rezultate të dukshme, por pa e bërë trupin të duket i ekzagjeruar.

4. Qelizat staminale për lëkurë rinore – trajtimi i momentit

Shumë të famshëm janë kthyer te trajtimet e reja me qeliza staminale, të cilat rrisin elasticitetin dhe shkëlqimin e lëkurës. Ky trajtim konsiderohet si “eliksiri modern i rinisë”.

5. Blefaroplastika – ndërhyrja për sytë e lodhur

Heqja e qeseve poshtë syve dhe ngritja e kapakëve po bëhet gjithnjë e më e kërkuar, jo vetëm për arsye estetike por edhe për shikim më të qartë.


Shtuar 20.05.2025 14:38