Prime i fundit i Love Island Albania ka patur surpriza. Për herë të parë u prezantuan dy opinionistët e Love Island, të cilët janë Olti Curri dhe Dalina Buzi.
Të pyetur në lidhje me çiftet që janë krijuar paraprakisht në vilën e dashurisë ata u shprehën:
Dalina: Çiftet e para u formuan nga pamja fizike.
Olti: Është standard për vajzat e Shqipërisë që të lidhen me drejtora banke dhe të bëjnë seks me badigardin.
Sjellim në vëmendje se në fillim të Love Island u krijuan 5 çiftet e para, por gjatë javës së parë si e kemi parë edhe në episodet ditore 3 prej tyre janë ndarë.
Përkatësisht:
Amadea dhe Salion
Artemis dhe Aleksandros,
Sofiela dhe Arlind.
Pas futjes së ‘bombshell’ Gleni mbeti ‘single’ dhe i është lënë një javë kohë që të zgjedhin një nga vajzat e vilës, për të vazhduar rrugëtimin.