Olta Gixhari i zë vendin Dalina Buzit në DWS

“Dancing with the Stars”, show magjik i kërcimit që do të nisë shumë shpejt në Top Channel.

Disa nga emrat që janë zbuluar deri tani janë politikani Saimir Korreshi, këngëtarja dhe moderatorja Enxhi Nasufi, bukuroshja Atalanta Kërçyku, fituese e shumë çmimeve të bukurisë.

Sipërmarrësja dhe blogerja e njohur Sara Karaj, Armaldo Kllogjeri, i njohur për zërin e tij dhe talentin në muzikë, regjisorja Arnita Beqiraj, bukuroshja nga Kosova, Juliana Nura.

Ndërkohë, vetëm pak minuta më parë, faqja zyrtare e DWTS, ka postuar klipin e anëtares më të fundit të jurisë.

Një nga vajzat më të përfolura të ekranit për shkak të natyrës ekspresive, humorit dhe ngacmimeve. Aktore filmi dhe teatri, një nga personazhet më të komentuar të Big Brother Vip, Olta Gixhari është zyrtarisht anëtare e jurisë së #DWTS!


Shtuar 25.09.2023 17:26