Olta del në nominim “kokë më kokë” me Luizin? Ja si përfundoi loja me litar në BBV

Loja me litar e zhvilluar 24 orët e fundit në BBV do të vendosë mbi fatin e nominimeve. Sfida m në krye Ermionë dhe Evë ka përfunduar.

Sipas rregullave të theksuara në zarfin që dërgoi “Vëllai i Madh” në shtëpi, banorët që heqin dorë nga loja, duke hequr rripin, shkojnë automatikisht në nominim. Që prej ditës së djeshme, Luizi ishte i pari që hoqi rripin duke çuar veten në nominim, ndërsa ditën e sotme edhe Olta bëri të nëjtin veprim.

E nxitur nga Luizi me fjalët, “je burrneshë, e di sa pikë fiton? Mbyllua gojën të gjithëve, hiqe rripin”, Olta me këtë veprim nxori veten automatikisht në nominim përbalë Luizit, ende pa mbaruar loja dhe pa ditur nëse një tjetër do tu bashkohej.

Asnjë banor nuk iu bashkua Luizit dhe Oltës dhe loja përfundoi, me një zarf që mbërriti në shtëpi për të komunikuar këtë gjë. Duke pasur parasysh rregullat që u lexuan në zarfin e parë, Luizi dhe Olta mund të dalin kokë më kokë në nominim, nëse gjatë Prime-it të së shtunës nuk do të ketë një komunimim tjetër.

Grupi që u shpall fitues i lojës, është grupi i Evës, i përbërë nga Armaldo, Kristi, Keisi Tani dhe Nita, të cilët do të kenë imunitet në lojë.

Nga ana tjetër, grupi i Ermionës do të ketë gjithashtu një avantazh në lojë, i cili nuk është bërë i ditur. Avantazhi do të jetë për Ermionën, Kiarën, Dean ose Beatin.


Shtuar 23.02.2023 18:30