Olsi Bylyku thyen heshtjen për daljen nga BBV3: Nuk më bind dot që do bëj HIT, se i kam bo

Aktori Olsi Bylyku i cili u bë pjesë e shtëpisë së Big Brother Vip këtë edicion dhe qëndrimi i të cilit zgjati vetëm tri javë, ka bërë një shkrim të gjatë rreth eksperiencës së tij.

Përmes një postimi në Instagram, Olsi ka thënë se qëndrimi i tij në shtëpi nuk është ndikuar aspak nga votat e publikut, por sipas tij ka qenë produksioni ai që ka bërë të mundur largimin e aktorit. Kjo për arsyen se ai nuk bindej për të bërë hite, filma, reklama, etj.

“Eh sa herë jam menduar të flas, të mos flas po më mirë të flas sepse në jetë nga prindërit dhe fusha që zgjodha mësova se më e rëndësishme se çdo gjë në jetë është përgjegjësia, ndaj un mendoj që kam peshën ndoshta më të madhe nga çdo konkurrent tjetër që hyri në atë shtëpi, përgjegjësinë ndaj jush sepse JU, ju kisha & ju kam pa BIG!

Si fillim do doja t’ju sugjeroja që në jetë të punoni shumë, të ndërtoni & të luftoni shumë mbi qëllimet tuaja sidomos kolegëve, që mos të keni kurrë luftën për mbijetesë që nga ndikimi që mund të ketë një programacion të ketë fuqinë mbi ju për t’ju blerë çdo normë & vlerë në “kuadër të lojës” që krijon “show” për të sjell “sponsor” e një “tavë” ku kockën e mer fituesi.

“I di pyetjet tuaja dhe në fakt ju kërkoj shumë ndjesë që nuk isha në pritshmëritë tuaja, por në fakt unë do të isha më shumë se pritshmeritë që ju kishit, pasi për shansin që më keni dhënë të jem i juaji, kurrë nuk do ju dal jasht pritshmërive, por për fat të keq këtë produksioni e kuptoi përpara se këto që po ju shkruaj të thuheshin në një nga “netët magjike” të Prime!

Por, unë i kuptoj rrethanat e gjithsecilit për angazhimin e tyre sepse i kam kolegë, shokë & miq, por mendoj se mua:
Nuk më bind dot që do bëj HIT, se i kam bo
Nuk më bind dot që do m’bësh film se e kam bo para 2 vjetësh
Nuk me dhuron dot ëndrrën të kem 1 studio se e kam bo
Nuk më bind dot që mund të krijoj biznes pas daljes sepse do kem reklama, sepse e kam bo @o2boutiquee @o2_night_club

Apo ndoshta çmimi i madh më tundon? Ndoshta “votat e publikut” që më eleminuan, tashmë ju hoqën kostot për të plotësuar çmimin e fituesit!
Dhe të gjitha këto fal zotit nuk i ndërtova pasi dola nga BIG, por vlerësimi punës time nga publiku dhe veç juve ju jam borxhli. Nuk ndaj dot me askënd “të mirat” që mi keni dhënë ju sepse JU, ju kisha & ju kam pa BIG!

E ju miq, koleg që punoni aty nuk ja u marr për keq nëse më hiqni follow-n, e kuptoj pozicionin.

Mos më gjykoni nëse nuk arrij të kem emisionin që kërkova për të qenë prap afer jush por për fatin e mirë edhe un si moderatorët ja kam arritur të kem luksin për një pause në televizion, vetëm me një dallim, me ato ç’ka fitoj vetë”, ka shkruar Olsi.


Shtuar 18.02.2024 18:42