Olsa Muhameti shigjeton Top-Channel?! Zgjedh fituesin e Big Brother VIP Albania për të reklamuar audiencën e jashtëzakonshme në Kosovë

Olsa Muhameti, ka ndarë së fundmi një postim në Instagram, ku ka rikujtuar shikueshmërinë e lartë të edicionit të kaluar të “Big Brother VIP Kosova”.

Ajo ka publikuar një video nga momentet e programit, e cila ka arritur mbi 6.5 milionë klikime në YouTube, duke e cilësuar si një sfidë të fortë për sezonin e katërt të formatit në Kosovë.

Në videon e publikuar, shfaqet fituesi i “Big Brother VIP Albania”, Gjesti, teksa zgjon Xhenetin të shtrirë në krevat.

“Ndërsa për nostalgji i kyra kanalit në YT të BBVK, pash klikimet në këtë video, më zuri frika! Të thyejm rekordet tona?! Sfidë e fortë është BBVK4….”, shkruan Olsa në postim.

Postimi i saj ka sjell reagime të shumta në rrjetet sociale, ku ndjekësit kanë aluduar se bëhet fjalë për një “kunjë” ndaj Top Channel.


Shtuar 10.09.2025 17:43