Olsa Muhameti i kundërpërgjigjet Einxhel Shkirës: Më dhimbsesh…

Në rrjet është përfolur për Einxhel Shkirën dhe Olsa Muhametin, për një sherr që ka ndodhur mes tyre e shkak raportohej se ishte “Big Brother Vip Kosova”.

Mbrëmjen e djeshme, vetë Einxhel foli në emisionin “Goca dhe Gra”, ku tregoi arsyen që e shtyu të mos pranonte rolin e opinionistes.

Publiku e ndoqi dhe një ndër to mesa duket paska qënë dhe vetë Olsa. Ajo reagoi menjëherë duke i dedikuar statuse në “Instastory” situatës me moderatoren.

“Kur mendon se po gënjen të tjerët,por në fakt po gënjen veten tënde. Më dhimbsesh!”,-ka shkruar Olsa.


Shtuar 27.10.2024 14:07