Jetmira, motra e Juelës së Big Brother, ishte e ftuar sot në një lidhje live me emisionin Shqipëria Live, ku komentoi ngjarjet e fundit brenda shtëpisë, duke përfshirë edhe hapjen e Kutinë së Pandorës nga motra e saj.
Gjatë intervistës, Jetmira nuk e fshehu shqetësimin e saj: familja shpesh ka frikë të shohë videot e Juelës, për shkak të fjalëve të ashpra dhe ofendimeve që ajo po merr nga disa banorë.
Sipas saj, motra po përballet me situata të vështira, që nganjëherë i shkaktojnë shqetësim edhe familjes jashtë shtëpisë.
“Kjo mjafton besoj të hapësh faqen e ‘Big Brother’ në Instagram dhe ta shohësh. Nganjëherë kemi frikë të shohim, sepse Greta që mbrëmë dhe sot e ka kapur me fjalë jo shumë të pranueshme,” – tha Jetmira.
Ajo shtoi se, edhe pse situata mund të jetë pjesë e lojës dhe provokimeve të brendshme, disa nga fjalët e përdorura janë të papranueshme dhe nuk duhet të përdoren nga një banore ndaj një tjetër:
“E kuptoj që mund të jetë lojë nervash dhe të provokosh kundërshtarin, por janë përdorur disa fjalë që nuk janë absolutisht të pranueshme, sidomos të një femre ndaj një femre tjetër,” – theksoi Jetmira.
Në lidhje me komentet e opinionistes Monika Kryemadhi, e cila tha se Juela nuk mbështet femrat, Jetmira u shpreh se motra e saj e di shumë mirë vlerën e femrës, pasi është rritur në një familje me katër motra dhe një nënë të mrekullueshme.
“Juela kurrë nuk ofendon e para, por normalisht në këtë situatë do të mbrohet,” – shtoi ajo, duke lënë të kuptohet se përballja me fjalët e rënda të disa banorëve e ka vënë motrën në presion të madh emocional.
Familja ndjek me shqetësim rrugëtimin e Juelës brenda shtëpisë dhe momentet e fundit kanë qenë sfiduese për të.
