Këngëtarja Ronela Hajati ka reaguar për herë të parë pasi nuk mundi të shkonte dot në finalen e “Eurovision-it”.
Në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, Hajati ka publikuar një fotografi krahas balerinëve, ku shihet e buzëqeshur, ndërsa shkruan se edhe po të kishte shkuar në finale do të kishte qenë e fundit.
Ajo thotë se fitorja e saj më e madhe ka qenë dashuria e publikut.
“Edhe sikur të isha në finale do të isha e fundit! E di! Por dashuria që kam marrë është e madhe! Unë e fitova Eurovisionin sepse fitova turmën (publiku)! Dhe turma ka gjithmonë të drejtë! Ju dua”, ka shkruar Ronela krahas fotos me balerinët.
Ronela Hajati mbrëmjen e djeshme, pavarësisht performancës së saj dinamike nuk mundi të shkojë në finale. Ndërkohë rrjeti ka shpëthyer me kritika për performancën e saj dhe për paraqitjen e saj skenike