Mbrëmjen e djeshme, moderatorja e njohur Einxhel Shkira, ka treguar arsyet në “Goca dhe Gra” se përse nuk pranoi të ishte në rolin e opinionistes në “Big Brother Vip Kosova”.
E pyetur nëse kishte bërë debat me producentët e programit, ajo tha se nuk ka bërë asnjë lloj debati dhe nuk e kupton pse gjithmonë i dalin lajme të tilla, në një kohë kur ajo nuk gjen arsye për të bërë debat, përkundrazi, është e hapur gjithmonë për të diskutuar.
“Unë jam pak kërkuese, e respektoj atë që ofroj dhe dua edhe që nga pala tjetër të jetë e njëjta gjë. Unë nuk kam firmosur asgjë, nuk kam lidhur asnjë kontratë”.
E pyetur se çfarë ndodhi pas propozimit që iu bë, Einxhel tha: “Shumë gjëra nuk u përputhën me atë që unë kërkoj dhe që nuk u përshtatën”.
Por pagesa nuk ishte arsye që e pengoi Einxhelin:
“Nuk është pagesa që më mban apo më lëshon. Po të kishte qenë pagesa, nuk do rrija larg ekranit 3 vjet. Nuk jam komode. E vërteta është që unë do ta bëja atë lloj gjëje, e presionova veten për të kënaqur njerëzit, por jo veten”.