“Nuk mund të rri këtu përgjithmonë”, Keisi i thotë se do të martohet, Sabiani bën reagimin epik (VIDEO)

Vajza e këngëtarit Sabian Medini, Keisi Medini njihet për fotot e saja seksi në rrjetet sociale. Por në profilet e saj në rrjetet sociale nuk mungojnë as postimet me ta atin, me të cilin ka një raport shumë të mirë.

Së fundmi, Keisi ka publikuar në rrjetin social Tik-Tok një video së bashku me Sabianin. Dyshja imitojnë një zë në sfond, ku Keisi i thotë se edhe “do të martohet një ditë.”

“Edhe unë do të marohem një ditë, nuk mund të rri këtu përgjithmonë”- shprehet Keisi gjatë videos.

“Po pse të mos rrish, sapo të kanë dalë dhëmbët e pjekurisë”- thotë Sabiani, ndërsa më tej e mbyllin videon duke qeshur.


Shtuar 25.05.2022 22:34