Debate mes Gazit dhe Fationi te loja e zinxhirit u bë shkak për një përplasje të ashpër mes Fationit dhe Meritonit.
Meritoni e cilësoi të pajustifikueshëm veprimin e banorit dhe mungesë respekti ndaj Gazit. Ndërsa Fationi, u shpreh se u ndje i provokuar. “Unë respektoj veten dhe mua nuk më trajton njeri si plehrë”, tha ai.
Fationi: Mos më bëni viktimës, hajde qarkulloni andej
Meritoni: Nuk e lejoj
Fationi: Moshën doni ta cilësoni ju tani, sa e respektoj për moshën unë atë, nuk e respekton asnjë nga ju
Meritoni: Vetëm se nuk ka reaguar ekipi i tij kur të ka parë ty
Fationi: Duhet të reagonte ai kur ma bëri atë
Meritoni: Të ka parë ty ku e gjuan ashtu
Fationi: Hajde vëllai, qarkullo tani
Meritoni: Ai 60 vjeç
Fationi: Hajde tani… o ti djali
Meritoni: Ka të bëjë me veprimin
Fationi: Të provokojë njeri katër herë ty? Të ta hedhë si plehrë dhe çfarë do bësh ti
Meritoni: Kurrë në jetën tënde, të shoh unë, dhe ti të bësh atë veprim…
Fationi: Unë bëj çfarë të më dojë qejfi mua. Si e ke emrin ti? Ti e ke Meriton, unë Fation dhe mbaj përgjegjësi për gjërat e mia. Unë respektoj veten dhe mua nuk më trajton njeri si plehrë
Meritoni: Unë veprimin tënd nuk e justifikoj
Fationi: Nëse ai ma ka hedhur ashtu, ti do më kërkosh falje?!