“Nuk më ke lënduar as mua, as vëllain tim”, Beatrix Ramosaj paralajmëron hapa ligjore ndaj Albano Bogdos

Beatrix Ramosaj i është pergjigjur për herë të parë publikisht aktorit Albano Bogdo i cili e ofendoi rëndë në një emision televiziv.

Në një status në Instagram ajo është shprehur se fyerja e Albanos, që ai e konsideron humor nuk ka ofenduar atë, vëllain apo familjen e saj, por vajzat dhe gratë shqiptare.

Beatrix paralajmëron se do të ndërmarrë hapa ligjore ndaj aktorit në fjalë.


Shtuar 3.10.2023 14:22