I ftuari i rradhës në emisionin “Goca dhe Gra” ka qenë opinionisti i “Big Brother VIP Albania” Arbër Hajdari.
Teksa ka rrëfyer disa detaje lidhur me jetën e tij personale, Arbri iu nënshtrua një interviste ndryshe, duke iu përgjigjur të gjitha pyetjeve të “Google”.
Një nga pyetjet më pikante kishte të bënte pikërisht me rrogën e tij, se sa paguhej Arbër Hajdari.
Lidhur me këtë, Arbri i ka habitur të gjithë duke u përgjigjur se nuk është paguar për atë eksperiencë.
“Në Big Brother nuk jam paguar sepse e kam bërë për qejf atë eksperiencë, jo për lekë. Kurse rrogë mujore unë marr 700 euro”- është shprehur ai duke e plotesuar se i dalin pasi ai jeton me pridërit dhe nuk ka qira.