Finalistët e “Big Brother VIP” morën dhurata dhe oferta të cilat ishin të përmasave t mëdha.
Si për shembull Iliri u bë imazh i Digitalb, Donaldit ju ofrua një emision bashkë me vëllain e tij, Beniada gjithashtu kishte marrë më parë një ofertë për të qenë prezantuese në një emision, Einxhel gjithashtu një emision, për mos të folur për Arjolën të cilës iu bë dhuratë një shtëpi me çmimin dyfish më shumë se fituesi.
Po Monika? Monikës iu dhuruan disa fustane për garderobën e saj.
E komentuar gjerësisht si e padrejtë, Monika ka folur edhe vetë për këtë ku u shpreh se përtej saj kishte një dëshirë më të madhe ndërtimi i një teatri për fëmijë.
“Sigurisht që pata pakënaqësi. Unë shumë herë kam shprehur dëshirën shumë të madhe, arsyeja që hyra në “BB VIP”. Unë doja të ngrija një teatër për fëmijët, ai teatër që i mungon fëmijëve, të ishte shumë ndryshe që mund të filloj nga mosha 5 vjeç, 12 vjeç, 13 vjeç,. Kam dashur një emison për fëmijët. Strategji shqiptare, jo patenta. Ne shkruajtëm disa dëshira ku unë përmenda dhe emisionin, takimin me Olta Dakun dhe me Erion Veliajn dhe Teatrin. Monika nuk ka nevojë t’i sjelli njeri fustane dhe kostume. Jam veshur historikisht, ka qenë një nga pasionet e mia. Kam qenë shumë e mirë rritur në fëmijeri dhe adoleshencë./albeu.com/