Në një intervistë për “Prive”, gazetari dhe analisti Milaim Zeka, ka zbuluar përplasjet e tij me aktoren Olta Gixhari vitin e kaluar, ku të dy ishin opinionistë të “Big Brother Vip Kosova”, ku sipas tij, ajo e ka kërcënuar.
Zeka është shprehur se përplasja mes tyre nisi pas një postimi në rrjetet sociale që ai kishte bërë pa e kuptuar, në lidhje më një nga konkurrentet e atij edicioni, Lelën.
Sipas tij, Olta e ka kërcënuar duke i thënë “nuk e kalon më Morinën”, ndërsa shtoi se diçka të tillë nuk ja ka ndaluar as Serbia.
“Problemi im më i madh ishte me Olta Gixharin, se ishte femër. Ne jemi edukuar që njeriu ligësinë më të madhe në jetë e bën kur matet me fëmijë dhe me femra. Po të kishte qenë mashkull, do të ishte bërë skandali më i madh në historinë e Big Brother. Ajo më ka kërcënuar në prezencën e produksionit, më ka thënë që ma ndalon Morinën të cilën s’ma ka ndaluar as Serbi dhe jo më Olta. Pas saj, është dashur të largohem nga “BBVK”, me lutjet e tyre. Kam qëndruar në ‘BBVK’, por s’kam komunikuar me Oltën”, ka thënë ai.
Po ashtu, në një tjetër emision, ai është ndalur sërish te kjo deklaratë, ku u shpreh se Olta Gixhari e ka fyer rëndë dhe kjo sipas tij, ka qenë në bashkëpunim me produksionin e BBV Kosova, për të cilët ai tha që duhet të kishin ndërhyrë.
Gjithashtu, analisti zbuloi se sherri me Oltën u bë edhe arsyeja e largimit të tij si opinionist nga BBV Kosova.
“Kam pas dy momente kur kam dashur të iki në BBV Kosova, kur Olta Gixhari më ka fyer shumë rëndë. Është përgjegjësia e produksionit, unë nuk kam besuar se produksioni i lejon dy kolegë me u ofenduar në tavolinë, dy opinionista ne. Kaluam përplasje shumë të rënda, i thash si nuk të vjen turp të më fyesh për një gjë të tillë. Sepse mua më vjen rëndë të kacafytem më një femër dhe më fëmijë. Fotoja ka dalë nga produksioni dhe mua ma ka dërguar dikush që unë nuk merrem me rrjetet sociale dhe unë e kam bërë “collab”. Më pas e kam fshirë, e kanë ruajtur. Më ka shkruar edhe mamaja e Lelës. Nuk kam folur më me Oltën se pastaj doli në media. Kjo tha “Si nuk i vjen turp babait të katër vajzave me bë gjëra të tilla. I shkruajta i thash që nuk bëj unë gjëra të tilla.

“I shkruajta dhe produksionit që dua ta lë punën. Dhe mem dhënë 1 milonë euro për një emision, duke më fyer dinjitetin dhe personalitetin, më fal por nuk e dhi fytyrën time. Unë e kam treguar tre për qind të asaj çfarë ka ndodhur. Unë me pas qenë me mentalitet edhe me thënë që po më kërcënon sepse ka qenë kërcënim, Olta Gixhari më ka kërcënuar. Ka qenë çështje e produksionit jo e jona. Po të ishim konsultuar me produksionin, ia kam thënë Oltës edhe publikisht. Nuk më kalon mua asgjë në hava. Unë kur flas biseda serioze me njerëz, kam shumë dëshmi”, tha ai në Klan Kosova.
SI NISI PËRPLASJA
Kujtojmë se asokohe analisti reagoi dhe sqaroi situatën. Ai tha se edhe pse ajo fotografi që është publikuar në profilin e tij për njërën nga banoret, Lelën, me mbishkrimin “hapet televotimi’ në një foto të konkurrentes tek dukej duke qëndruar e ulur në divan në një pozicion të papërshtatshëm, nuk ka të bëje me të, pasi e kishte ripostuar pa vetëdije nga dikush që e kishte bërë “tag”.
“Të bëjë një korrigjim. Nuk ka qenë fare postimi im, dhe ai postim nuk ka të bëjë fare me mua. Është një fotografi që ka qarkulluar në rrjete sociale diku 3-4 javë e ka dërguar diku te Instagrami im dhe personi qe e menaxhon, e ka pranuar. Brenda disa minutave e kam hequr foton, pasi më ka njoftuar nëna e Lelës ”, u shpreh Zeka.
Po ashtu, ai i ka kërkuar falje banores së BBV nëse e ka lënduar me postimin e tij.
“Ju kërkoj falje, Lela në qoftë se te kam lënduar qoftë edhe një sekond, të kërkoj shumë falje sikurse fëmijut tim!”, tha ai.
Mes njerëzve që e kritikuan, ishte edhe opinionistja tjetër e BBVK, Olta Gixhari, e cila “shpërtheu” ndaj kolegut të saj duke u shprehur se ky veprim është i pafalshëm.
“A të ka hije Milaim, në këtë moshë me familje e fëmijë të përfshihesh në shaka të tilla si paraadoleshent”, i drejtohet aktorja.
“Sa gjest i vogël të përfitosh nga dobësia e një gruaje. Fshehurazi, pas krahëve ndërkohë që ajo nuk është as e vetëdijshme për situatën. Rendohet ky veprim e bëhet i pafalshëm kur vjen nga një burrë, i cili është dhe pjesë e produksionit. A të ka hije Milaim, në këtë moshë, me familje e fëmije, të perfshihesh në shaka seksuale si para-adoleshent? Kjo situatë na kujton edhe njëherë se sa lehtë figurat publike, sidomos gratë, mund të bëhen objekt kritikash të padrejta.
Është e rëndësishme të kemi mirëkuptim dhe mirësi, edhe në platforma publike si reality show. Askush nuk meriton të ndihet i turpëruar apo i poshtëruar për diçka kaq të pafajshme, sidomos nën presionin e madh të të qenit të filmuar 24/7. S’ka asgje qesharake apo të dënueshme në këtë pafajësi”, shkroi Olta.
