Nuk ka më dyshime, zbulohet a janë në një lidhje Liberta Spahiu dhe Flori Mumajesi (FOTO LAJM)

Lajm se moderatorja Liberta Spahiu dhe këngëtari Flori Mumajesi mund të jenë në një lidhje është rikthyer sërish në qendër të vëmendjes.

Dyshja është përfolur edhe më parë se mund të kishin diçka romantike, por një puthje e shkëmbyer në dasmën e biznesmenit shqiptarë në Amerikë ka bërë xhiron e rrjetit.

Mirëpo në puntatën e re të “Prive”,emisionit të saj, Liberta i ka hedhur poshtë lajmet për një lidhje me Florin.

“Nuk ma kishte marrë mendja që do e gjeja veten në këtë rubrikë. Por a jua merr mendja se lajmet ekskluzive për veten mund t’i ketë tjetërkush përveç Prives?”, tha Liberta ndërsa gjatë rubrikës video e saj me Florin u kometua kështu: “Një moment nga dasma e biznesmenit shqiptar në Amerikë mjaftoi që portalet të vërshojnë me pikëpyetjen e vjetër për një lidhje të Libertës me kantautorin e njohur Flori Mumajesin. Një gjë e tillë është e pavërtetë sepse në kushte të tjera do t’jua thonim të parët. Flori dhe Liberta gëzojnë shoqëri shumë të mirë 10-15 vjeçare dhe kjo nuk është hera e parë dhe as e fundit që mund t’i hasim në shoqërinë e njëri-tjetrit”.


Shtuar 26.03.2022 09:27