Pak muaj më parë Eneda Tarifa ka qenë në qendër të vëmendje pasi iu zbulua lidhja e re e dashrisë. Këngëtarja e mirënjohur duket se ka gjetur dashurinë në krahët e basketbollistit të njohur, Gent Lasku.
Rrjeti u mbush me fotot e çiftit, mirëpo asnjëri prej tyre nuk ka bërë asnjë reagim duke e lënë në hije këtë histori.
Por duket se çifti ka vendosur mos të fshihet më. Eneda Tarifa dhe Gent Lasku janë parë së bashku në një event të mbajtur në Tiranë. Eneda dhe Genti kanë mbërritur në mbrëmje krah njëri-tjetrit dhe nuk janë ndarë për asnjë moment, shkrua AlbEu.com.
Gent Lasku është baba i tre fëmijëve dhe lidhja me Enedën vjen pas nëj divorci aspak të lehtë. Megjithatë, për ata që nuk e dinë, përveçse një basketbollist, Genti është përfshirë dhe në politikë.
Në vitin 2021, ai kandidoi si deputet i Bindjes Demokratike të Astrit Patozit në zgjedhjet parlamentare. “Genti Lasku, një kampion race në ekipin e Tiranës. Ai ka një vizion të qartë politik dhe eksperiencën e duhur në administratën publike dhe në sipërmarrjen privat për të nisur një rrugëtim të ri.
Ndërkohë në vitin 2018, historisë së dashurisë 18-vjeçare të Enedës dhe Erjon Zaloshnjës, i erdhi fundi kur çifti i martuar vendosën të divorcoheshin. Periudha e pas-ndarjes, ka lënë të kuptohet se dyshja ende kanë raporte të mira, dhënë faktin që janë edhe prindër të një vajzë me emrin Aria./albeu.com/