Nuk është më në Klanifornia, Eliona zbulon ku do të shfaqet këtë sezon (FOTO LAJM)

Aktorja Eliona Pitarka është gjithnjë në qendër të vëmendjes. Më herët, ajo iu përgjigj pyetjeve të ndjekësve të saj në “Instagram”, ku zbuloi disa detaje të reja lidhur me karrierën e saj.

Një ndjekës e pyeti aktoren: “Kur fillon Klanifornia”?

Por si u përgjigj ajo?

Eliona bëri me dije se nuk ka informacion lidhur me datën që starton “Klanifornia” pasi ajo nuk do të jetë më pjesë e spektaklit të humorit.

“Në fakt nuk kam info të saktë për datën, pasi unë nuk do të jem më pjesë e Klanifornias, uroj të shihemi së shpejti në projekte të tjera televizive”, ka shkruar Eliona më herët.

Po ku do ta shohim aktoren tani e tutje?

Vetë Eliona ka publikuar sot një foto në Instagram, ku bën me dije se tashmë ajo do të shfaqet në ekranin e televizionit “MCN”.

“Kush e gjen se çfarë do bëj në @mcntv.al është i/e ftuar”, shkruan ajo.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Eliona Pitarka (@elionapitarka)