Heidi Baci ditën e sotme teksa po bisedonte me Ledjonën ka treguar se ajo që ndjen për Romeon nuk është e njëjta gjë me atë që kishte për Fatjon Kuqarin.
Banorja tha se me këtë të fundit i ka bërë gjërat e qarta gjatë primet, pasi ajo që ndodhi mes tyre ishin thjeshtë ngacmime dhe asgjë më shumë.
Heidi: Unë kisha një lloj simpatie, janë 10 ditë se çfarë lloj gjëje mund të ishte. Ngacmime dhe gjëra mund të ndodhin se ne jemi të rinj.
Ledjona: Nuk është e njëjta gjë me Fationin dhe Romeon, ë?
Heidi: Jo nuk është e njëjta gjë.
Ledjona: Kjo është shumë e rëndësishme se duhet të bësh ndarjen.
Heidi: Jo unë e bëra shumë të qartë dje, u sqaruam me Fationin.
Ledjona: Gjërat e bukura njerëzit i duan, gjërat e sinqerta i duan, kështu që je në rregull.
Kujtojmë që mbrëmjen e djeshme Romeo u shpreh që ka një simpati për Heidin.
“Po thoja që për Heidin unë kam një simpati. Është vajzë simpatike që më jep energji të mirë. Mua kjo vajzë më je energji o vlla, kaq”– tha ai.
Ndërsa të njëjtën gjë ndjen edhe konkurentja: “Unë jam në të njëjtin nivel. Më jep energji pozitive dhe dua të them një gjë po e shijoj shumë jam për qejfin tim.”