Familja është gjëja më e shtrenjtë për aktorin e njohur Donald Veshaj. Ndërkohë që e shohim të pandarë nga vëllai i tij, Romeo, Donaldi ka treguar gjithashtu dashurinë e madhe që ka për vëllain tjetër, Mario.
Pavarësisht faktit se është tepër i ngarkuar për xhirimet e filmit të tij më të ri, “5 Here Jo”, Donaldi ka gjetur mundësinë që të kalojë disa momente të bukura me familjen e tij. Ai ka publikuar disa foto të babait, për të cilin shprehet se është pika e tij e dobët.
Në një foto, ku shfaqet babai i tij duke pirë një kafe, Donaldi shkruan:
“Pika ime e dobët….”