“Nuk eci dot”, moderatorja e njohur: Kam pësuar një aksident

Moderatorja Rudina Magjistari ka pësuar një incident ditën e sotme. Në nisjes të programit të saj “Rudina”, Magjistari tha se kishte ndrydhur këmbën e për këtë arsye nuk mund të ecte dot mbi taka.

“Më gjeni ndryshe nga çdo herë tjetër. Më gjeni këtu pothuajse e pozicionuar në vendin tim sepse sinqerisht kam pasur një problem, një aksident të vogël me këmbën. Duke zbritur nga një shkallë pak e lartë pësova një tronditje të vogël dhe me taka e kam të vështirë që të eci, kështu që zgjodha më mirë të jem pranë vendit dhe t’i pres të ftuarit të hyjnë dhe të bëjnë atë hyrjen e tyre tradicionale në studio dhe sigurisht të zënë vend për të diskutuar për temat që kemi zgjedhur për të diskutuar për sot,”, tha ajo./albeu.com


Shtuar 29.01.2022 22:36