“Nuk e di a janë të miat”, Milaim Zeka vë në siklet të bijat para kamerës (VIDEO)

Gazetari i njohur, Milaim Zeka, ishte të shtunën mbrëma në Butrint së bashku me dy vajzat e tij, ku dha edhe një intervistë për emisionin “Pushime on Top”.

Kur moderatori i njohur, Eni Shehu, e pa me dy vajzat e pyeti nëse janë të tijat. E Zeka, i cili njihet për batutat e tij, edhe përgjigjen e kësaj pyetje e dha me humor.

“Po, po të mijat. Janë të nuses, tani a janë të mijat a jo nuk e di, po ashtu duket”, tha gazetari i njohur.

Më pas moderatori i drejtohet vajzës së madhe të Milaimit: “Ça thotë ky babi kështu?”.

“Ja këto shakatë e tij”, u përgjigj shkurt ajo.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Pushime On Top (@pushime_on_top)


Shtuar 11.07.2023 14:30