“Nuk do doja të martohesha më”, iu zbulua lidhja me basketbollistin, por çfarë deklaronte Eneda Tarifa pas divorcit

Në vitin 2018, historisë së dashurisë 18-vjeçare të Enedës dhe Erjon Zaloshnjës, i erdhi fundi kur çifti i martuar vendosën të divorcoheshin. Periudha e pas-ndarjes, ka lënë të kuptohet se dyshja ende kanë raporte të mira, dhënë faktin që janë edhe prindër të një vajzë me emrin Aria.

Por së fundmi, Eneda Tarifës i është zbuluar lidhja e e e dashurisë, me basketbollistin Gent Lasku.
Nuk e dimë si janë planet e çiftit për të ardhmen, por nisur nga deklaratat e mëparshme të Eneda Tarifës me gjasa nuk do të kemi një dasmë.

Pas divorcit nga ish-partneri, Eneda thotë se në një mënyrë a një tjetër e konsideron dështim çdo lidhje që ka shkuar në martesë e më pas në divorc.

“Nuk do doja të martohesha më, por jo sepse nuk e dua martesën si institucion. Unë mendoj që asnjë marrëdhënie që ka shkuar deri në martesë nuk duhet të mbaroj sepse është një trishtim. Martesa sjell gjëra të mira, familjen, rritjen e fëmijëve, pa mungesë të të dy prindërve. Edhe pse kur prindërit ndahen mundohen t’ja plotësojnë të gjitha, por kur je në të njëjtën shtëpi është tjetër”, shprehej Eneda./albeu.com/