Noizy dhe Kida vijnë me këngën e re “Shoqe”

Dy artistët shqiptarë, Noizy dhe Kida, janë bërë bashkë për një projekt të ri muzikor.

“Shoqe” mban titullin ky bashkëpunim i tyre, me videoklip të realizuar kryesisht në një bregdet.

Dyshja vijnë me një energji të mirë, me përplot ngjyra e gjithashtu edhe me ritëm muzikor veror.

Teksti u shkrua nga vet këngëtarët me producim nga EngliVersal.

Videoja ndërkohë u kompletua nga Hija Music dhe tani ndodhet e plotë në platformën YouTube.

Komentet nga përdoruesit e rrjeteve sociale ishin shumë pozitive, duke e pëlqyer këtë miks.

Nuk ka dyshim se ky projekt do të jetë një nga hitet e kësaj vere.

 


Shtuar 29.05.2025 13:49

Tags: ,