Edhe pse shumë aktiv në rrjetet sociale dhe në projektet e tij artistike, këngëtari i njohur Roland Hysi, është treguar mjaft i rezervuzr për jetën private.
Rreth 3 vite më parë, Landi është bërë baba. Por fotot e Lukasit shfaqen shumë rrallë në profilin e tij, e aq më pak të partneres që një pjesë e mirë e ndjekësve nuk e njohin ende.
Por ne po ju tregojmë se partnerja e Landit është Eva Ago. Eva punon pranë Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit, por nuk është një personazh me profil publik.
Kujtojmë se Landi është ende pjesë e “West Side Family”.
Pas humbjes së pjestarit tjetër të grupit, Dr Florit, djemtë kanë gjetur forcën për mos të humbur grupin.
Landi dhe Armir Shahini, kanë publikuar këngën e fundit, “Me Ex” e publikuar 8 muaj më parë.