Spektakli “Love Island Albania” hap derën e dashurisë në Tv Klan për herë të parë. Programi me patentë ndërkombëtare, nën moderimin e Luana Vjollcës ndjek rrugëtimin e 10 zemrave të të rinjve që janë në kërkim të dashurisë. Përgjatë ditëve jemi njohur me 5 konkurrentët e parë: Ildën, Aleksandrosin, Artemisën, Glenin dhe Sergein. 5 konkurrentët e ruajtur sekret sapo u zbuluan dhe janë Amadea, Salion, Sofiela, Stiv dhe Iris.
“Love Island Albania” nisi sonte në Tv Klan me një prezantim të magjishëm. Drejtuesja e emisionit, Luana Vjollca na prezantoi më herët me vilën luksoze, e cila duhet ta pranojmë se ishte fantastike. Vila luksoze ishte e mbushur plotë ngjyra, ashtu si dhe dashuria.
Për t’u njohur më shumë me ta po ju prezantojmë 10 islanders dhe jemi të bindur se ata do të kthehen në personazhet tuaja të preferuar.
Aleksandros, 25 vjeç, jeton në Greqi. “Misioni” i tij të shpërndajë energji pozitive, është një nga finalistët e “Love Island Grece”, ai vjen në “Love Island Albania ” për të gjetur dashurinë.
Salioni një djal energjik, banon në Tiranë i apasionuar pas modës dhe televizionit. Ai merret me marketing dhe modeling.
Gleni lindur në Peshkopi dhe jeton në Londër, punon në një biznes familjar, vjen në Love Island Albania për të njohur dhe dashuruar me një vajzë shqiptare.
Sergei nga qyteti i Fierit, ka pasion muzikën, aktivitetin fizik dhe i pëlqen bota e televizionit.
Stivi vjen nga qyteti i Tiranës, biznesmen dhe është i apasionuar pas verërave.
Artemis, jeton në Londër dhe vjen në Shqipëri për të përjetuar një eksperiencë ndryshe.
Amadea nga qyteti i Vlorës është make up artist, vjen në Love Island për të gjetur dashurinë dhe famën.
Sofiela jeton në Gjermani, punon si bariste në një strip club, ajo ka pasion kërcimin.
Irisi nga qyteti i Gjirokastrës, jeton ne Itali dhe është studente. Pasionet e saj më të mëdha janë udhëtimi dhe leximi.
Ilda nga qyteti i Fierit, banon në Tiranë është e njohur për publikun, ajo është influencer në rrjetet sociale.
Sapo ka nisur “reality shoë” i dashurisë, Love Island Albania në TV Klan. Ndryshe nga çdo spektakël tjetër televiziv “Love Island Albania”, shoë që pritet të thyej rekorde të shikueshmërisë, nisi në mënyrën më të paimagjinueshme të mundshme.
Drejtuesja e emisionit Luana Vjollca, u nis nga Tirana drejt vilës së dashurisë me helikopter. Pamja që të ofrohet gjatë udhëtimit është përrallore.
Hapja e spektaklit është e kuruar deri në detaje dhe këtu flasim për helikopter dhe makinën luksoze që e shoqëron deri në vilën e dashurisë.
E veshur me të zeza dhe me një shkëlqim që vërehet nga larg, Luana mbërrin në bregdet teksa panorama që ofron perëndimi i diellit e bën edhe më magjepsëse situatën. Nën qiellin e vijës bregdetare që “flakëron”, Luana na merr me vete për të zbuluar më shumë rreth vilës luksoze të dashurisë ku do të bashkëjetojnë për disa muaj “islanders” që janë në garë për çmimin e madh, i cili do të jetë plotë 50 mijë euro.
Drejtuesja e emisionit na prezanton pjesën e jashtme të vilës luksoze të “islanders” duke nisur nga pishina e cila shkrihet në perfeksion me detin, për të vazhduar me disa ambiente fantastike të cilat si e kemi përmendur në artikujt e mëparshëm luajnë rol kyç në vendimet që do të marrin “islanders” në vilë.
Luana na prezanton për herë të parë dhomat e gjumit, gjithashtu në vilë është edhe një dhomë sekrete për çiftet që do të kërkojnë privatësi dhe intimitet. Dhoma nuk survejohet nga kamerat. /Love Island Albania