Në fund të mbrëmjes, në spektaklin e “Big Brother Vip”, banorët nominuan njëri-tjetrin me dy emra dhe dy arsye.
Pesë banorët më të nominuar, të cilët shkojnë automatikisht në televotim u votuan : Juela, Artani, Arditi, Mali dhe Miri. Në televotim të përhershëm është Rogerti.
Si lider i shtëpisë, Stenaldos iu dha mundësia të bënte një ndërrim dhe ai vendosi të nxirrte Malin dhe në vend të tij, të çonte në televotim Mateon.
Njëri prej tyre, do të lërë përfundimisht garën ditën e shtunë.
