Njihuni me 10 konkurrentët e sezonit të dytë në “Style Star”

Startoi sonte në orën 21:00 në ekranin e Abc, sezoni i dytë i Style Star. Interesi për të marrë pjesë në emisionin e stilit dhe modës më të ndjekur në Shqipëri ishte jashtëzakonisht i lartë. Pas audicioneve të zhvilluara në Plaza Hotel, 10 ishin konkurrentët që do të sfilojnë dhe sfidojnë njëri-tjetrin.

Armida, Arsenida, Altea, Dea, Elisjana, Brisa, Kleopatra janë 7 vajzat e para të këtij edicioni. Albioni dhe Choixx Death janë dy djemtë që do sfilojnë në skenën e Style Star. Shpresa, gjyshja 70-vjeçare guxon të sfidojë të gjithë të rinjtë me stilin e saj.

Kjo është 10 e parë e konkurrentëve të sezonit të dytë në Style Star të cilët do konkurrojnë deri në detaje për të vazhduar garën.


Shtuar 11.03.2022 21:48