Njëri prej tyre do të lërë përfundimisht shtëpinë, kush janë dy banorët që shkojnë në televotim

Mateo dhe Selin, janë dy banorët që kanë shpëtuar në nominimin e bërë nga Miri, me Brikenën dhe Gimbon që do të shkojnë në një televotim për të martën.

Me pyetjen: “Kë doni të largoni”? – njëri prej tyre do të lërë shtëpinë në Prime-n e ardhshëm.

Mateo ishte i pari që i shpëtoi këtij teevotimi dhe pak minuta më pas iu bashkua edhe Selin.

Ky nominim u krijua nga Miri në Prime-n e kaluar, i cili pasi u zgjodh lider i shtëpisë, vendosi që të dërgonte në nominim të katërt banorët.


Shtuar 15.03.2026 08:45